Grupi Parlamentar i Frontit Evropian do të kërkojë sot zyrtarisht krijimin e një Komisioni Parlamentar të posaçëm për të hetuar, siç thonë ata, qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan.
“Ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të OSBE-së, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në cilësinë e vëzhguesve me qëllim garantimin e një hetimi të drejtë, të pavarur dhe transparent.
Drejtësia selektive ka tronditur çdo qytetar të këtij vendi dhe ka krijuar një situatë të paprecedentë që rrezikon themelet e shtetit të së drejtës dhe të besimit qytetar ndaj institucioneve.
Mosveprimi ose instrumentalizimi politik i drejtësisë për qëllime të ngushta cenon jo vetëm të drejtat themelore të qytetarëve, por edhe stabilitetin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit.
Grupi Parlamentar i Frontit Evropian do të bëjë sot një kërkesë zyrtare për këtë çështje dhe pret që Kuvendi të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet maksimal për të siguruar një hetim të pavarur, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës.
BDI mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 18.12.2025
Aktuale
- Gjykata i jep të drejtë ish-drejtorit të Medresesë “Isa Beu” – shkarkimi u vlerësua i paligjshëm
- Kryetari i Dibrës, Fisnik Mela, priti në takim zyrtar ambasadorin e Kazakistanit
- PLAS BOMBA NË LSDM: Petre Shilegov kërkon hapur dorëheqjen e Venko Filipçes
- Zejd Rexhepi: Nuk do të ndodhë shkrirja në një parti pa u përçarë VLEN-i
- Zejd Rexhepi: Ligji për përfaqësim të drejt është tallje, mos deklarimi i përkatësisë etnike e dëmton përfaqësimin
- Rexhepi: Në çdo seancë dokumentet vijnë vetëm në gjuhën maqedonase, kryetari Kuvendit kontrollohet nga koordinatori i VMRO-së
- Inspektim në Klinikën për Gjinekologji, Inspektorati: Komisioni i formuar do të tregojë nëse ka pasur lëshime në trajtimin e foshnjës e cila vdiq më 1 tetor
- “U zumë për makinën!”- U plagos me armë zjarri në Mamurras, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit! Identifikohet autori


