SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër S.D.(44) nga f.Debreshtë, komuna e Dollnenit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ,,vjedhje“ dhe kundër S.D.(55) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Më 03.11.2020 i denoncuari i parë në zonën e f.Peshtalevë, i denoncuari u gjet duke drejtuar automjetin transportues „man“ i ngarkuar me dru ahu për të cilin nuk kishte dhe nuk posedonte dokumentacion. Ndërsa, i denoncuari i dytë – inspektor kryesor për krime të përgjithshme në Zyrën e Jashtme për Çështje Kriminalistike pranë NJPB Prilep, nuk u është përmbajtur dispozitave dhe standardeve, me çka mundësoi ngjarja penale ligjore, për të cilën ishin siguruar provat, të mos procedohet në Prokurorinë Themelore Publike kompetente dhe në këtë mënyrë mundësoi të rrjedhin afatet për ndjekje penale.TS
Data 17.12.2025
Aktuale
- Realiteti i Shkupit: kur “fqinjësia e mirë” bëhet testi që Maqedonia e Veriut po e humb
- Rryma do të shtrenjtohet në Maqedoninë e Veriut
- MPB hap sportel për “Safe City”, qytetarët mund të përditësojnë të dhënat
- Përfaqësuesit e OKH “Merhamet” pjesëmarrës në Ceremoninë e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit
- “Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin!
- Projekti për konvertim fetar në Kosovë, heshtja konsensuale dhe pasojat eventuale
- Dogana e Maqedonisë pajiset me sistem “AI” kundër kontrabandës
- FOTOLAJM/ Pamje të rënda nga aksidenti në Tapizë, trupi i viktimës bëhet copash në rrugë pas përplasjes nga 19-vjeçari me “Audi”


