MPB njofton se me 21.03.2025, në orën 15:20, policia nga Sektori i Punëve të Brendshme Prilep ka ndaluar P.K. (51 vjeç) nga Prilepi, për shkak të dyshimeve se më 21.03.2025, rreth orës 14:30, ka ndezur bar të thatë në disa vende të ndryshme pranë Prilepit, duke shkaktuar zjarr në pemë, shtyllën elektrike të EVN-së dhe bar të thatë në afërsi të shtëpive. Zjarri është shuar nga Njësia Teritoriale e Shuarjes së Zjarrit Prilep.
Po ashtu, më 21.03.2025, në orën 13:20, policia nga Sektori i Punëve të Brendshme Resen ka ndaluar G.M. (60 vjeç) nga Reseni, për shkak të dyshimeve se më 21.03.2025, rreth orës 12:35, ka ndezur pleh të ndezur në afërsi të vendit të quajtur “Baraka”, por zjarri është përhapur dhe ka përfshirë një sipërfaqe me bar të thatë. Zjarri është shuar nga Njësia Teritoriale e Shuarjes së Zjarrit Resen. Pas dokumentimit të rasteve, do të ngriten aktakuzat përkatëse.