Tridhjetë ditë paraburgim janë caktuar për të shtatë zyrtarët policorë ndaj të cilëve Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur një hetim, në lidhje me tragjedinë në Koçan. Policët, ndryshe drejtues në Sektorin për Punë të Brendshme në Shtip dhe Stacionin e Përgjithshëm Policor në Koçan, dyshohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë publike.“Propozimi i Prokurorisë Publike pranohet dhe të shtatë të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të ekzistencës së shkaqeve nga neni 165, paragrafi 1, pikat 1, 2 dhe 3 për të dyshuarit e caktuar, d.m.th. rreziku i arratisjes, rrethanat që tregojnë se ata do të pengojnë hetimin dhe rrethanat që mund të ndikojnë në deklaratën e dëshmitarit. Siç thuhet nga Gjykata, vepra penale për të cilën ata dyshohen ka të bëjë me dhënien e lejes për funksionimin e lokalit në Koçan, ku ka ndodhur zjarri, ku kanë humbur jetën 59 persona dhe rreth 200 kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Kundër vendimeve të paraburgimit, palët kanë të drejtë ankimi pranë Këshillit Penal të kësaj gjykate.
Data 15.11.2025
Aktuale
- Naser Selmani: Pse Shqipëria është para RMV-së në rrugën e integrimit evropian?
- Serbia përballet me krizën e naftës: Çfarë ndodh pas sanksioneve të SHBA-së?
- Debati për Propozim- buxhetin vazhdon të hënën
- Tri medalje për KM “Liria” në turneun ndërkombëtar në Poloni
- Policia gjen dy femrat e humbura në rrugën mes Koliçanit dhe Batincës
- Avokati i popullit katër muaj pa udhëheqës
- (VIDEO) 63 hije do t’ju ndjekin, kërkohet drejtësi për viktimat nga Koçani
- (VIDEO) Vazhdojnë akuzat e ndërsjellta mes VLEN-it dhe BDI-së


