Ambasadori i Republikës së Turqisë H.E. Fatih Ulusoy nënshkroi në librin e ngushëllimit të hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 17 mars 2025 për personat që humbën jetën gjatë zjarrit në Koçan. Ambasadori më pas u takua me Sekretaren Shtetërore të Ministrisë së lartpërmendur, Elena Kuzmanoska, me ç’rast shprehu ngushëllime dhe urime për shërim të shpejtë për të lënduarit.
Turqia, si në të kaluarën, ashtu edhe tani është gjithmonë e gatshme të ndihmojë popullin mik dhe vëllazëror të Maqedonisë së Veriut.
Në Ambasadën e Republikës së Turqisë, flamuri turk është ulur në gjysmështizë në shenjë respekti. Në të njëjtën kohë, ambasada i ka shtyrë ose prolongar ngjarjet e parpara gjatë ditëve të zisë.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i ka dërguar letra ngushëllimi presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit Hristijan Mickoski për të vdekurit në tragjedinë e Koçanit.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për personat që humbën jetën dhe u plagosën në zjarrin e ndodhur në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut. “I shpreh ngushëllimet e mia Madhërisë Tuaj dhe të gjithë qytetarëve vëllazërore dhe mike të Maqedonisë së Veriut, para se gjithash për familjarët e të ndjerëve, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, thuhet në letrën e presidentit turk Erdogan.
Në të njëjtën kohë, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan i dërgoi një letër ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë ka lëshuar një deklaratë më 16 mars në lidhje me zjarrin tragjik që ka ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut:
“Keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në zjarrin që ndodhi sot (16 mars) në Koçan, Maqedonia e Veriut.
“Ju shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe mbarë popullit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.”
Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi avionë për të transportuar të plagosurit që ishin në gjendje të rëndë. Më datë 16 mars, 6 (gjashtë) pacientë u transportuan me avion ushtarak në Ankara në spitalin e qytetit Bilkent, ndërsa 3 (tre) pacientë u transportuan me ambulancë në Stamboll në spitalin Çam Sakura.
Ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, i ka shoqëruar të plagosurit për në Aeroportin Ndërkombëtar deri në nisjen e tyre për në Turqi.
Ministri turk i Shëndetësisë Kemal Memisoglu në postimin e tij në rrjetet sociale tha: “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për të vdekurit dhe të plagosurit në zjarrin që ka ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Pas kontakteve zyrtare, menjëherë kemi marrë hapa konkretë.
9 pacientë të lënduar nga zjarri në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut do të trajtohen në Turqi.
Duke u nisur nga parimi që njerëzit janë gjithmonë të parët, ne i shtrijmë dorën e ndihmës vendeve tona mike të Ballkanit. I uroj atyre shërim të shpejtë dhe shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Maqedonisë së Veriut.
Në rast të kërkesës së autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Turqia është e gatshme të marrë të lënduar shtesë nga ngjarja tragjike në Koçan.