“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Vedat Ademit në Kumanovë”, ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetai.
Ai ka bërë të ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka urdhëruar një ekip ekspertësh për të hetuar këtë rast deri në fund.
“Nëse vërtetohet neglizhenca mjekësore, kërkojmë që drejtësia të veprojë pa asnjë tolerim!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Kujtimi për Vedatin do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, shkruan Fetai.