Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët dhe përdoruesit e dronëve se Agjencia e Aviacionit Civil ka vendosur një ndalesë të plotë për operacionet me dronë në territorin e qyteteve Koçan dhe Shtip.
“Operimi i paautorizuar dhe i pakoordinuar i këtyre pajisjeve mund të rrezikojë trafikun ajror dhe të shkaktojë pasoja të rënda për jetën dhe pronën e individëve në tokë. Përdorimi i dronëve në zona të ndaluara do të çojë në fillimin e procedurave sanksionuese, siç përcaktohet nga Ligji i Aviacionit,” thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në kuadër të situatës aktuale, Ministria e Punëve të Brendshme apelon për mbajtjen e protestave në një atmosferë paqësore dhe në përputhje me ligjin. “Në këto ditë të trishtimit dhe dhimbjes, u bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë vendimet e institucioneve shtetërore dhe udhëzimet e policisë, për të siguruar paqen dhe rendin publik,” shtohet në njoftim.