Kryetari i partisë E Majta, Dimitar Aspasiev përmes një foto postimi ka pyetur VMRO-DPMNE se pse po amnestohet kryetari i komunës së Koçanit? Aspasiev ka publikuar një formularë i cili sipas ligjit i dorëzohet kryetarit të komunës në raste kur hapet një kabare, shkruan Top24
Pse po e amnistoni nga radhët tuaja kryetarin e komunës së Koçanit (që në çdo foto të dytë i qëndron pranë kryeministrit Mickoski), ndërsa arrestoni peshkun e vogël?
Ky është formulari i Aplikimit, i cili, sipas ligjit, i dorëzohet atij – edhe në rastin e hapjes së një “kabareje”. Pra ai, sipas detyrës zyrtare, ka ditur për stallat e disko! Pyetja legjitime është pse ai dhe inspektorët komunal nuk kanë marrë masa për kontrollin dhe mbylljen e objektit? Sepse krimet kryhen edhe duke MOS KRYER!