Në kujtim të jetëve të humbura në zjarrin tragjik në Koçan, Maqedonia e Veriut, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka ulur flamujt në kampus në gjysmështizë.
Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet, miqtë dhe të dashurit e viktimave, veçanërisht për studentët e rinj që humbën jetën tragjikisht. Kjo ngjarje shkatërruese ka lënë një dhimbje të madhe në zemrat tona dhe qëndrojmë në solidaritet me të gjithë komunitetin në këtë kohë të vështirë, duke ndarë dhimbjen me ta.
Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të prekurit.
U prehshin në paqe të ndjerët dhe familjet e tyre gjetshin forcë dhe ngushëllim.