MPB ka njoftuar se me datë 14.03.2025 në ora 10:30 në Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.I.(33) nga fshati Bogovinë e Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur në ambientet e qendrës. Ai është mbajtur në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.