LSDM-së, konsideron se kjo qeveri është fajtore për faturat e larta të rrymës për qytetarët. Sipas LSDM-së, çmimi i rrymës është rritur për 30 përqind dhe për këtë fajin e ka qeveria, e jo leximi i dobët i njehsorëve.
“Mickoski nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë për faturat e larta të energjisë elektrike, të cilat janë rritur deri në 30%. Faturat e larta të energjisë elektrike nuk janë për shkak të leximit të dobët të njehsorëve, por për shkak të menaxhimit të dobët nga qeveria. Ky është problemi kryesor, pamundësia e qeverisë për të blerë energji elektrike të shtrenjtë në treg, sepse nuk ka prodhim të mjaftueshëm vendas dhe për të paguajnë qytetarët. Vitin e kaluar sistemi ynë vendas ka humbur rreth 240 mijë megavat orë dhe janë bërë importe prej 36 milionë eurosh në kurriz të popullit. Prandaj qytetarët paguajnë 30% më shumë fatura të energjisë elektrike, thonë nga LSDM.
Sipas tyre gjithçka është në dorën e DPMNE-së dhe Mickoski nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë.