Një 20 vjeçar dhe dy 17 vjeçar në Shkodër janë arrestuar për vjedhje, pasi kanë grabitur çantën me para dhe sende personale të një klienti në berbehane të këtij qyteti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash” të Shkodrës.
Rasti u denoncua nga pronari i berberhanes, i cili kallëzoi vjedhjen e çantës së klientit të tij.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të rinj.
Njoftimi policisë
Shkodër
Vodhën çantën me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 shtetas të mitur.
Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.
Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.