Në janar të vitit 2025 janë dhënë 317 leje për ndërtim, që është për 23,8 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 772 690 mijë denarë, që është për 28,2 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 174 (54,9 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 50 (15,8 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 93 (29,3 për qind) objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 317 objekte, te 178 (56,2. për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 139 (43,8 për qind) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 759 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 471 m2.