Dragan Kovaçki nga VMRO DPMNE, tha sot pak para seancës për interpelancë ndaj Këshillit Gjyqësor, se ka kohë të gjatë që kanë parë se si drejtësia keqpërdorej, se si krimi mbrohej përmes gjykatësve dhe prokurorëve publikë të korruptuar.
Ai theksoi se sot, kur VMRO-ja e ka nderin por edhe përgjegjësinë ta udhëheqë këtë vend, sipas tij, nuk do të lejojnë që ky sistem kriminal të vazhdojë së funksionuari.
“Në Maqedoni një kohë të gjatë kemi parë se si drejtësia keqpërdorej, se si krimi mbrohej përmes gjykatësve dhe prokurorëve publikë të korruptuar, ndërsa institucionet që duhet ta garantojnë të drejtën ishin të kapura nga interesat partiake dhe të biznesit. Sot, kur VMRO-ja e ka nderin por edhe përgjegjësinë ta udhëheqë këtë vend, nuk do të lejojmë që ky sistem kriminal të vazhdojë së funksionuari. Drejtësia nuk është zgjidhje opsioni por është detyrim kombëtar”, u shpreh Dragan Kovaçki, VMRO DPMNE./ Alsat.mk