Më 10.03.2025, në ora 00.35, në rrugën kryesore Kërçovë – Ohër, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria ZH.M.(49) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve „opel“ pa targa regjistrimi, të cilin e drejtonte, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se është nën ndikimin e alkoolit, për ç’gjë menjëherë është larguar nga komunikacioni dhe është ndaluar në stacion policor.
Gjithashtu, më 09.03.2025 në ora 18.00 në afërsi të f.Krupishtë, komuna e Karbincit, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria Ç.S.(63) nga Shtipi. Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor, nëpunësit policorë ndaluan automjetin e pasagjerëve „citroen“ me targa regjistrimi të Shtipit, të cilin e drejtonte, dhe në atë rast konstatuan se ai është nën ndikimin e alkoolit dhe menjëherë e kanë larguar nga komunikacioni.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj të dyve do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 297 – ndërsa nga Kodi Penal – „drejtimi i mjetit motorik në mënyrë të pandërgjegjshme“.