TAV Maqedoni dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me sukses kanë realizuar stërvitjen për situata urgjentë dhe gjendje të jashëzakonshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Sic njoftohet, stërvitja e sotme për simulimin e situës së jashtëzakonshme kishte për qëllim ta testojë në kohë reale përgjigjen dhe efikasitetin e planeve për situata urgjente dhe planin operativ të veprimit në situata të këtilla të shkaktuara nga veprime të jashtëligjshme, koordinimin, komunikimin dhe gatishmërinë për t`u siguruar se janë përmbushur standardet më të larta për siguri.
Gjatë stërvitjes, u simulua situata e jashtëzakonshme me një dërgesë me vlerë të lartë, pengje dhe shpërthim me mjet të improvizuar shpërthyes, të përcjellë me zjarr në hapësirë të mbyllur në deponë pranuese pranë qendrës – Kargo të TAV – Maqedoni.
Sic thuhet në komunikatë, stërvitja mundësoi vlerësim real dhe evaluim të koordinimit për përgjigje të shpejtë dhe efikasitetin e koordinimit ndërinstitucioanl midis departamenteve të Aeroportit të Shkupit, MPB-së, shërbimeve lokale dhe kombëtare të shërbimeve për situata emergjente. /tvklan.mk/