Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedonia sot dhe nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbahet ushtrim simulues për situata të jashtëzakonshme.
Këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që do të jenë pranë stërvitjes që t’i binden urdhrave të punonjësve të policisë për të garantuar qarkullim të sigurtë ose rendin publik”, njoftojnë nga MPB-ja.