Katër vajza janë arrestuar nga Policia e Tetovës gjatë një aksioni në një objekt afarist në qytet. Sipas burimeve, vajzat punonin si valltare në lokalin në fjalë, ndërsa arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni për kontrollet në këto ambiente.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi arsyen e saktë të arrestimit dhe nëse vajzat ishin të përfshira në ndonjë aktivitet të paligjshëm. Aksione të ngjashme janë zhvilluar edhe më herët në Tetovë dhe qytete të tjera të vendit, ku janë targetuar objekte të ndryshme afariste për verifikimin e ligjshmërisë së punës së stafit dhe aktiviteteve që zhvillohen brenda tyre.
Pritet që organet kompetente të dalin me një njoftim zyrtar për të sqaruar më tej këtë rast.