Sot, në SPB Shkup është raportuar një aksident trafiku në bulevardin “Kiro Gligorov” në Shkup, ku një automjet “Mitsubishi Outlander”, i drejtuar nga K.V. (26) nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga B.K. (78) nga Shkupi.
Si pasojë e lëndimeve të marra, çiklisti B.K. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një mjek nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë kryer ekspertizë një ekip hetimor nga SPB Shkup dhe një prokuror publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar për autopsi. Ndërkohë, shoferi K.V. është arrestuar dhe ndodhet në Stacionin Policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.