Policia ka arrestuar mbrëmë një 42-vjeçar nga Çergani, ndaj të cilit ishte shpallur fletarrest. Sipas njoftimit të MPB-së, mbrëmë në orën 20:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kanë arrestuar 42-vjeçarin me iniciale B.N. Policia tha se kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 386 të Kodit Penal. Ky nen i referohet dhunës së rëndë që krijon ndjenjë pasigurie, kërcënim ose frikë te një person tjetër dhe parashikon dënim me burg nga tre muaj deri në tre vjet. I arrestuari mbrëmë është dërguar në Institucionin korrektues-përmirësues në Idrizovë për vuajtje të dënimit. /Alsat.mk
Data 05.07.2025
Aktuale
- Ngërçi politik: Pas 42 tentativave, Kuvendi në rrugë të paqartë
- Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve!
- “Arjan Ndojin donin ta vrisnin me snajper në Lalz”- Përballja e killerave në Gjykatën e Posaçme, akuza e fyerje ndaj njëri-tjetrin! Erion Alibej zbardh bisedat në burg: Dërgojini fjalë aty ku i dhëmb më shume
- Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri dhe zonat më të nxehta
- Kurti takon deputetët britanikë, rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike përforcohet
- Ahmeti: Ambasadori shqiptar në Shkup ka obligim kushtetues ndaj çdo shqiptari
- Hapet Ambasada e Kazakistanit në Shkup
- Përdoruesit europianë nën kërcënim: Funksionet e iOS 26 mund të humbasin për shkak të rregulloreve të reja