Nga ana e zyrtarëve policorë të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së sot në pikë pagesën Sopot në Veles, gjatë kontrollit të automjetit “Polo” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga V.A. nga Gjevgjelia dhe shoqëruesi M.Zh. nga Kroacia janë gjetur dy thasë me gjithsej 40 pako me lëndë bimore.
Siç njofton MPB-ja, është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Velesit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal./Telegrafi/