Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska e ka vizituar kompaninë IGM Vratnicë në Komunën e Jegunovcit, e cila ka licencë të vlefshme për shfrytëzim të resurseve minerale. Në takim është biseduar për zbatimin e detyrimeve ligjore, standardet mjedisore, protokollet e sigurisë, si dhe mundësitë për përmirësimin e efikasitetit në shfrytëzim.
Nha Ministria informojnë se vizita është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë për monitorimin e mbajtësve të koncesioneve dhe licencave të shfrytëzimit, si dhe për përmirësimin e rregulloreve në sektorin minerar.
“Resurset e shtetit duhet të përdoren me përgjegjësi, transparente dhe me standardet më të larta. Institucionet kanë obligim që të kenë kujdes dhe vazhdimisht të kontrollojnë harmonizimin me obligimet ligjore, protokollet e sigurisë dhe standardet ekologjike”, theksoi Bozhinovska.
Gjatë vizitës të kapaciteteve të fabrikës, ministrja ka biseduar edhe me punonjësit, duke u interesuar për kushtet në të cilat ata punojnë.
Nga ana e Menaxhmentit të IGM Vratnicë është potencuar se janë në një cikël investimi dhe po investojnë në teknologji të re të automatizuar, e cila do t’u mundësojë shfrytëzimin më ekonomik të lëndëve të para dhe ndikimin më të vogël në mjedis.
Kompania IGM Vratnicë SHA, e themeluar në vitin 1976, ka funksionuar vazhdimisht që atëherë dhe është një industri lider e materialeve të ndërtimit me pesë uzina prodhuese. Kompania ka aplikuar dhe do të jetë edhe përfituese e fondeve nga kredia hungareze.
Drejtori i përgjithshëm Vllado Naçevski ka theksuar se asnjëherë më parë nuk kanë shfrytëzuar ndihmë shtetërore, ndërsa për të gjitha modernizimet dhe rinovimet e nevojshme është dashur të marrin kredi të pafavorshme, të cilat e kanë ngadalësuar rritjen e kompanisë.