Një shtëpi uikendi dhe një pemëtore në fshatin Idrizovë janë djegur dje, ndërsa dëmi material ende nuk është konfirmuar. Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me tre automjete të zjarrfikësve dhe tetë zjarrfikës.
Nga Qendra për Menaxhim me Krizat informojnë se zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit kanë pasur edhe dy intervenime gjatë ditës së djeshme dhe atë të kashtës në një sipërfaqe prej 1.200 m2 në fshatin Bukoviq dhe një intervenim ende më të vogël.
Sipas informatave të QMK-së, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjtihsej 12 zjarre në ambient të hapur në territorin e gjithë vendit.