Muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar për të gjithë besimtarët mysliman kudo. Ky fillim i këtij muaji veçanërisht në Shkup po pritet me shumë entuziazëm, si dhe po shoqërohet me një atmosferë të veçantë, duke filluar që nga përgatitjet shpirtërore deri tek ato organizative si blerjet dhe shume te tjera. Qytetarët e intervistuar nga TV Shenja theksojnë që po përpiqen që ta përjetojnë këtë muaj me devotshmëri dhe unitet, duke falur namazet e natës, duke ndihmuar ata që kanë nevojë dhe në veçanti duke forcuar lidhjet shpirtërore me besimin.
Qytetari
“Muaji i shenjtë i Ramazanit, për të gjithë jo vetëm për mua, kuptim i madh është. Po kuptohet se ky Ramazan është për të gjithë muslimanët vlenë në botë, pikë së pari do të kisha dashur të lus Zotin, që në tërë botën luftërat që bëhen inshallah sa më shpejtë kryhen me sukses dhe të hyjnë në muajin e ramazanit ashtu siç na ka hije. Më së shumti duam që në Ramazan të jetë ibadeti ynë, më së shumti me ibadetin do të meremi, pra hajen do ta lëmë pak si më anash kuptohet nëse kemi mundësi do të bëjmë edhe sofra më të mira, nëse nuk kemi , pra me rëndësi është që njëri tjetrin ta ndihmojmë.
Si kryetar i shoqatës humanitare ai dërgon mesazh tek të gjithë personat të cilët kanë mundësi të organizohen në mënyrën sa më të mirë dhe të ndihmojnë personat në nevojë.
Qytetari
Unë jam edhe aktivist dhe jam kryetar i shoqatës humanitare për jetima prandaj, ne shprehim dëshirë që të gjithë të jenë së bashku dhe të organizohen në mënyrën sa më të mirë dhe të bëjnë disa pako ushqimore, ose pra në muajin e Ramazanit, siç e dimë jepet zeqati dhe vitrat, këto pra ti shpërndajnë me të vërtetë ku ka nevojë jo ku nuk kanë nëvojë por ku kanë nevojë dhe ju dëshiroj ramazan të lehtë dhe inshaallah Zoti kabull ua bën”.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit, ka kuptimin pozitiv dmth pastrim shpirtëror” , kështu u shpreh edhe një tjetër qytetar nga ku uron që të gjithë njerëzit të afrohen me njëri tjetrin.
Qytetari
“Muaji i shenjtë i Ramazanit, ka kuptimin pozitiv dmth pastrim shpirtëror pikë së pari, dmth jo vetëm të agjerojmë për të qenë formalitet por me u pastru prej mëkateve, të afrohen njerëzit mes vete, të pajtohen, ajo është cilësia kryesore e Ramazanit. Me u largu prej mendimeve, prej veprimeve të këqia por edhe prej mendimeve të këqia, dhe me u afru njerëzit mes vete. Pregaditjet nuk janë të veçanta, normal por për shkak se agjërojmë vijnë mysafir normal duhet të pregaditemi pak më shumë por jo dmth nuk largohemi prej asaj normales.
Ai poashtu thotë se ky është muaj i solidaritet prandaj ata që kanë mundësi të ndihmojnë sa më shumë, dhe njëkohësisht thekson se ky është muaj për përmirësimin e çdo personit.
Qytetar
Të tjerët, tash ky është muaji i solidaritetit, ata që kanë mundësi materiale të ju ndihmojnë njerëzve që janë pak më dobët materialisht, por të ndihmojnë edhe me këshilla, të sillen mirë dmth mu përmirësu, se ky është një kusht për përmirësimin e çdo personit, me kërku falje për mëkatet që i kemi bë tek Zoti dhe mu afru tek njerëzit,kjo është cilësia kryesore e ramazanit dmth jo vetëm të agjërojmë të ngelim të uritur formalisht por me e pastru shpirtin dhe mu afru njerëzit mes vete.
Edhe një tjetër qytetar nga ku priste këtë muaj të begatë me shumë entuziazëm uron që të pastrohemi nga mëkatet.
Qytetar
“ I bekuar ky Ramazan inshallah që e mbërijmë, inshaallah edhe këta të rinjtë e mbërijnë edhe në mot.Inshallah Zoti na i fal gabimet se këtu tash në këtë muaj të Ramazanit, shenjë është, istigfar duhet të bëjmë, çfarë kemi bërë gabime Zoti inshaallah na e fal”.
Fillimi i këtij muaji të shenjtë po përcjell mesazhe të shumta dhe njëkohësisht qytetarët urojnë që të gjithë të bashkohen me njëri tjetrin për të ndihmuar dhe për t’ua lehtësuar personave në nevojë.
Anida Murati /SHENJA/