I ftuar në Daily Click, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani tha se, nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, pasi siç thotë se është një realitet i pamohueshëm, përcjell TV21. Meidani tha se, gjuha shqipe është një e drejt kushtetuese e fituar dhe shtoi se, është e çimentuar bë themelet e këtij shteti.
“Nuk ka asgjë që e cenon gjuhën shqipe, është një realitet i pamohueshëm këtu, në Shqipëri dhe në rajon. Nuk I kuptoj nuancat dhe nuk dua të hyjë në të tilla diskutime që kryeministri i definoi si labirinte juridiko apo gazetareske të çështjes. Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Meidani.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1318525932561035/?ref=embed_video