Raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 2025 e ka bërë të qartë atë që qytetarët e ndjejnë çdo ditë: inflacioni po rritet sërish dhe standardi i jetesës është përkeqësuar ndjeshëm.
Në janar të këtij viti, inflacioni arriti në 4.9%, duke shënuar një rritje alarmante nga niveli më i ulët prej 2.2% që ishte regjistruar në gusht të vitit të kaluar.
Kjo do të thotë çmime më të larta për ushqimet bazë dhe për të gjitha nevojat jetësore, duke rënduar më shumë mbi familjet, të cilat tashmë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Pa masa administrative dhe kontrolle të çmimeve, ushqimet janë bërë të papërballueshme, ndërsa qeveria e paaftë vazhdon të shpërfillë krizën që ka goditur shtresat më të varfra të shoqërisë.
Ky realitet bëhet edhe më i rëndë teksa po hyjmë në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur qytetarët nuk kanë kushtet minimale për të ushqyer familjet e tyre?
Raporti i FMN-së konfirmon gjithashtu se ekonomia e vendit tonë vazhdon të jetë e pasigurt dhe e ndikuar nga politika të gabuara.
Mungesa e rritjes së produktivitetit vetëm sa e ka thelluar krizën ekonomike dhe ka shkaktuar humbje të konkurrencës.
Edhe investimet publike janë në nivele të dobëta, duke lënë projekte kyçe, si Korridori 8, të ngecura, ndërkohë që qeveria jep përparësi projekteve që i shërbejnë interesave të ngushta dhe jo zhvillimit.
BDI e ka paralajmëruar që në fillim se kjo qeveri është e paaftë dhe e papërgjegjshme.
Sot, qytetarët po përballen me faturën e dështimeve të saj: rritje çmimesh, pasiguri ekonomike dhe një mungesë totale e mbështetjes për ata që kanë më shumë nevojë.
Në këtë kohë të rëndë për qytetarët tanë, kërkojmë nga qeveria që të marrë masa urgjente për të ndihmuar familjet që mezi përballojnë shpenzimet bazë.
Data 24.01.2026
Aktuale
- Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri: Shmangni zonën e tubimit
- Filkov: Ende nuk kemi nominime nga Kuvendi për grupin punues për Kodin Zgjedhor
- MPB njofton: Nesër testohen kamerat e sistemit ‘Safe City’ në Tetovë dhe Kumanovë”
- FOTO/ Pas shembjeve të një pas njëshme, rruga Qukës–Qafë Plloçë pëson çarje! Si ka përfunduar segmenti ku u hodhën 260 milionë euro
- Tetovë: Gruaja sulmohet nga bashkëshorti, i merren para dhe dokumentin e udhëtimit
- MASH: Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Arsimit
- SHBA kryen sulmin e parë ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge pas arrestimit të Maduros
- Kontrolli që përfundoi në mënyrë dramatike: Shoferi sulmon policin, MPB me detaje!


