Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, është paraqitur ditën e sotme (26 shkurt) në ambientet e SPAK-ut, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.
“Asgjë s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.
Kosta, i cili është njëherazi dhe pronari i ‘Sky Tower’ në kryeqytet, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Kujtojmë se zyrat e ‘Harabel’ në pronësi të Xoxës ndodhen në ‘Sky Tower’.