Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, deklaroi në foltoren e Kuvendit se lojërat e fatit nuk janë mbyllur por se janë shtuar edhe më shumë.
Siç tha ajo, qeverisë aktuale i ka dalë situata nga kontrolli, sepse edhe vetë po e pranojnë se pikat e lojrave të fatit janë shtuar.
“Sot u konfirmua e vërteta që e tham ne me kohë, se interpretimi autentik nuk i ndalon lojrat e fatit online. Vetë deputetët e shumicës e pranuan se lojrat online janë shtuar edhe më shumë dhe tanimë kanë dalë nga kontrolli. U dëshmua se zgjidhja e vetme ka qenë ligji i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe se çdo veprim tjetër i tyre ka qenë vetëm për të mbrojtur disa kompani të afërta me pushtetin”, tha deputetja Dauti.