Nga Koalicioni VLEN, kanë njoftuar se kryesia e tyre e përfaqësuar nga kryetarët e partive Arben Taravari, Bilal Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi, si dhe zëvendëskoordinatorja e VLEN-it, deputetja Merita Koxhaxhiku, zhvilloi një takim konstruktiv me eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për vendin tonë, z. Thomas Ëeitz.
“Gjatë takimit, raportuesi Ëeitz ndau njohuritë dhe përvojën e tij në rajon, duke theksuar përkushtimin e tij për integrimin evropian të vendit tonë, si një pjesë e natyrshme e familjes evropiane. Ai vlerësoi diversitetin e rajonit dhe shprehu mbështetjen e tij për ruajtjen dhe promovimin e këtij karakteri unik.
Z. Ëeitz theksoi motivimin e tij për të kontribuar në procesin e integrimit dhe falënderoi Koalicionin VLEN për qasjen e tij konstruktive. Ai informoi mbi përpjekjet që po bëhen për të zgjidhur sfidat ekzistuese me Bullgarinë dhe për ta orientuar debatin drejt një zgjidhjeje të arsyeshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.
Në përfundim, raportuesi i Parlamentit Evropian siguroi se do të punojë për të hartuar një raport të drejtë dhe objektiv për vendin tonë, duke reflektuar një qasje pozitive dhe mbështetëse.
Nga ana jonë, Koalicioni VLEN rikonfirmon përkushtimin e tij për avancimin e reformave dhe për të kontribuar aktivisht në perspektivën evropiane të vendit. Jemi të bindur se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm për një Evropë të fortë dhe të bashkuar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Një zjarr i madh ka shpërthyer sot mbi fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit
- Garsia: Futemi në çdo ndeshje për të fituar
- MF: “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor “BB+” me pamje stabile, duke njohur rritje stabile dhe politika të besueshme ekonomike
- Rregulla të reja të trafikut nga 26 shtatori: Kalimi i kalimit për këmbësorë me celular do të gjobitet me 40 euro
- Mashtrim në Shkup: 77-vjeçari nga Kumanova jep 10.000 euro për të “shpëtuar” mbesën nga një aksident i rremë
- Osmani: Mbrojtje për punonjësit shëndetësorë nga presioni politik
- “Opozita duhet ta quaj veten fatlume”- Satira e Lutfi Dervishit: “Diellit” s’i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, do t’i lërë pa rroga
- Ilire Dauti: Minus 25 këshilltarë shqiptarë, shkelje kriminele e Qeverisë mbi zgjedhjet