Këngëtari i njohur Osman Imeraj ka përgatitur një surprizë të veçantë për një nga dëgjueset e tij më besnike, e cila sot feston 75-vjetorin e lindjes.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Osmani i uron jetë të gjatë dhe plot shëndet.
“Surprizë për dëgjuesen e këngëve të mia, që sot feston 75 vjetorin. Jetofsh sa më gjatë me plotë shëndet, e dashur Zoje ”, ka shkruar Imeraj.
Ky gjest ka prekur jo vetëm Zonjën, por edhe shumë ndjekës të tij, duke treguar edhe një herë lidhjen e tij të ngushtë me publikun.
Osman Imeraj është një artist i njohur në skenën muzikore shqiptare, i vlerësuar për interpretimet e tij emocionuese dhe energjike.
Gjatë karrierës së tij, ai ka publikuar disa albume dhe këngë të suksesshme. Përveç projekteve solo, Osmani ka realizuar bashkëpunime me artistë të njohur.