Përveç aktiviteteve parandaluese në fushën e sigurisë në trafikun e cilat realizohen thuajse çdo ditë nga shërbimet policore përkatëse në të gjitha sektorët për punë të brendshme të MPB-së, vazhdojnë edhe kontrollet intensive të trafikut në rrugët e shtetit.
Kështu, dje (17.02.), gjatë aktiviteteve të shërbimeve policore, për 796 pjesëmarrës në trafik janë lëshuar urdhra pagesash, ndërsa nga ana tjetër janë paguar 500 urdhra pagesash. Plot 338 nga këto shkelje dje lidhen me parkimin e gabuar, ndërsa në 145 raste bëhet fjalë për mosrespektimin e shpejtësisë së caktuar.
Nga ana tjetër, sa i përket shkeljeve për shkak të mosvënies së rripit të sigurimit dhe përdorimit të telefonit mobil gjatë vozitjes, janë regjistruar 50 dhe 31 shkelje. Shërbimet policore zbuluan 58 persona që morën pjesë në trafik pa leje drejtimi, në tetë raste u gjetën shoferë të dehur, në katër raste shoferët kaluan dritën e kuqe, dhe gjithashtu morën pjesë në trafik edhe 15 automjete të papaguara.