Në një zjarr të madh është shkrumbuar kati i parë i një shtëpie në rrugën „Gjuro Pucar“ në Kumanovë.
Zjarrfikësit e morën njoftimin në orën 20:55, dhe në vendngjarje dolën dy automjete zjarrfikëse dhe pesë zjarrfikës. Zjarri u shua në orën 23:15.
Ka pasur dëme të mëdha materiale. Shkaku i shpërthimit të zjarrit do të përcaktohet më vonë.