Ambasadori Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup në takim me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova e ka informuar për aktivitetet e planifikuara të Misionit në vitin 2025, duke i theksuar, si fusha prioritare: sundimi i ligjit, të drejtat themelore të njeriut dhe kohezioni social, qeverisja e mirë, politikat rinore dhe barazia gjinore.
Presidentja, siç bëri të ditur Kabineti i saj, e ka informuar ambasadoren për organet e reja: Këshillin e Sigurimit, Këshillin Rinor, Komisionin e Faljes dhe Komisionin për ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve. Ka shpjeguar se gjatë nominimit, në radhë të parë është udhëhequr nga kompetenca, ekspertiza dhe integriteti, pa neglizhuar përfaqësimin e drejtë dhe të duhur, si dhe dimensionin gjinor.
“Siljanovska-Davkova prezantoi punën e tyre të suksesshme të deritanishme dhe mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështjet në të cilat tashmë kemi bashkëpunuar, por edhe në fusha të reja”, thuhet në kumtesë.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se është mirë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të gjenden sa më shpejt në rendin e ditës të Kuvendit.
Gjithashtu, presidentja dhe ambasadori shkëmbyen qëndrime dhe ranë dakord rreth modelit dhe format tëe festimit të “8 Marsit – Ditës së Gruas”.
Takimi, siç thuhet në kumtesë, ka përfunduar me gatishmërinë e shprehur për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.