Një mjet i pashpërthyer është gjetur në Partesh.
Policia bënë të ditur se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se kanë gjetur një mjet të pashpërthyer.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident”, ka njoftuar policia.