Kim Mehmeti
Edhe këto zgjedhje parlamentare në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje. Pa dyshim se fitoren e saj e ndihmuan edhe kritikët e ngarkuar me urrejtje patologjike ndaj Kurtit, e të cilët, për fat të tij, nuk i donë dhe nuk i beson populli.
Në masë të madhe, fitoren e VV-së e ndihmuan edhe ata të ‘klanit’ të drejtuar nga miku i Vuçiqit – Grenelli, e ku bëjnë pjesë të gjithë që nuk e kuptojnë se sado i vogël të jetë një popull, nuk guxon atë ta përbuzësh duke besuar se mund ta blesh dinjitetin e tij dhe se, me muskujt e të fortit, do mund të shkelësh mbi krenarin e tij.
Pra zgjedhjet parlamentare në Kosovë përfunduan. Ndërkohë mediat raportojnë se kryetari i AAK-së paska deklaruar se assesi nuk do bëhet pjesë e qeverisë së VV-së, duke mbetur e paqartë se kur dhe ku kësaj partie Kurti i ka ofruar bashklqeverisje?
Kur jemi te partitë tjera duhet thënë se drejtuesve të LDK-së do u nevojitet edhe një shekull që ta kuptojnë se të sotmen politike nuk mund ta blesh e ta stolisësh me të shkuarën e lavdishme.
Ndërkohë mbete e vërteta se as fitorja nuk të lejon që Kosovën ta ngarkosh me fjalorë politike, i cili nuk I ka hije asaj. Dhe assesi nuk mund to arsyetohen deklaratat për ‘kohët e hajvanisë’ sepse ajo kurrë nuk ka jetuar në kohë të tilla, por vetëm në ato ta hajnisë.
Si do qoftë, edhe kësaj radhe Kosova i dëshmoi mbarë shqiptarisë se ajo nuk është Shqipëri që duron dikush ta tallë atë duke e sunduar me batuta dhe duke e bërë ‘atdhe’ të krimit dhe hajnisë, se ajo nuk është as Maqedoni ku politikanët shqiptare heshtjen shkaku i injorancës dhe mosdijes politikanët e shesin si urtësi, pra ajo dëshmoi se ishte dhe mbeti boshti më i shëndosh patriotik e politik i shqiptarisë. (Kim Mehmeti)