Të nderuar qytetarë në Maqedoni dhe shqiptarë kudo që ndodheni! Nga sot fillon me punë media e re online në Maqedoninë e Veriut, www.biznes.mk
Biznes.mk është web portali i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut i dedikuar vetëm për lajme për Ekonomi, informata rreth ekonomisë dhe biznesit në RMV por edhe më gjerë, promovimin e bizneseve dhe teknologjisë.
Synimi ynë është të ofrojmë lajme të përditësuara, analiza të thelluara dhe informacione të vlefshme për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet në botën e ekonomisë dhe financave.
Në Biznes.mk, ne fokusohemi në:
- Lajmet më të fundit nga tregu lokal dhe ndërkombëtar.
- Ndjekjen e zhvillimeve më të fundit, në sektorin e biznesit, ekonomisë, financave dhe zhvillimit.
- Analiza dhe komente nga ekspertë në fushën e ekonomisë dhe financave.
- Statistika dhe raporte të këtyre fushave nga institucionet relevante vendase dhe ndërkombëtare.
- Intervista dhe opinione të profesionistëve dhe aktorëve kryesorë në sektorin e biznesit.
- Lidhjen e bizneseve me klientët duke plasuar informatat më të fundit të çdo biznesi serioz.
- Lidhjen e atyre që kërkojnë punë me bizneset që kanë nevojë për kuadro, duke ofruar publikimin e shpalljeve si për kompanitë që kërkojnë punëtorë ashtu edhe për qytetarët që kërkojnë punë.
- Lidhjen e atyre që dëshirojnë të shesin ose blejnë pronat, automjetet dhe sendet e tjera me vlerë, me qëllim për tu lehtësuar shitjen ose blerjen
Qëllimi i kësaj media online është që:
- Lexuesve dhe qytetarëve tu sjellim informatat sa më relevante dhe të besueshme rreth zhvillimeve ekonomike, biznesit, financave, si në vend, rajon dhe më gjerë.
- Sektori i biznesit të ketë një hapësirë të sajën profesionale, përmes së cilës do të mund të komunikojë me qytetarët dhe klientët e tij, ti informojë rreth veprimtarive dhe risive.
Me një ekip të përkushtuar, Biznes.mk është burimi juaj i besueshëm për të kuptuar dhe ndjekur trendet ekonomike, ndryshimet në politikat financiare dhe mundësitë e reja të investimeve.
Na ndiqni, për të qenë gjithmonë një hap përpara në botën e biznesit!