Kandidati për deputet, Haxhi Avdyli, përmes në shkrimi në Facebook, ka thënë se për dy dekada, Kosova ka përjetuar pasojat e korrupsionit dhe humbjen e mundshme të pasurisë financiare, duke u përballur gjithashtu me politikanë që kërkonin amputimin e 17% të territorit.
Por, në vitin 2021, ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër ka shënuar një kthesë të madhe. Ai jo vetëm që ndaloi shpenzimet e tepruara dhe luftoi fuqishëm korrupsionin, por edhe shpëtoi pjesë të rëndësishme të Kosovës nga një rrezik i mundshëm ndarjeje.
Postimi në Facebook:
Për 20 vite, Kosova ka vuajtur nga virusi i korrupsionit e nga gjakderdhja financiare, poashtu ka vuajtur nga politikan që donin të amputonin 17 % të vendit.
U desht ta bënim ndryshimin në vitin 2021 për të bërë Kryeministër Albin Kurti, jo vetëm që ndaloi gjakederdhjet financiare e luftoi virusin e korrupsionit por shpetoi nga amputimi pjese ma të mira të Kosovës.
Prandaj nëse 4 vite na u deshtën për diagnozë e terapi, na duhet besimi juaj per Kryeministrin Kurti për rehabilitim e zhvillim.