Astrit Selmani u shndërrua në heroin e Dinamos së Bukureshtit, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 90+8 në duelin ndaj Otelul Gallatit.
Selmani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar 3 pikë të arta vendasve. Falë këtij triumfi, Dinamo e Bukureshtit, ndan kreun me U.Kluzh, me 44 pikë secila skuadër.
Për sa i përket Selmanit, ky ishte goli i 11-të në 22 ndeshje kampionat. Sulmuesi 27-vjeçar gjithashtu ka dhënë edhe 5 asiste në kampionatin rumun.