Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, sot ka mirëpritur delegacionin e Unionit të Komunave Turke në Botë duke i dhënë kështu qytetit të Tetovës një vlerë dhe një vend të rëndësishëm në mesin e këtyre komunave.
“Në këtë takim diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme dhe forcimin e lidhjeve tona historike e kulturore dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve tanë. Besoj dhe jemi të bindur se Tetova do të ketë mundësi të reja për zhvillim, përmes projekteve të përbashkëta si rekonstruimi i Sahat Kullës dhe projekteve tjera në arsim dhe kulturë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit tone. Ne jemi këtu sot për të ndarë jo vetëm ide dhe projekte, por edhe për të forcuar një aleancë që do t’i shërbejë të mirës së përbashkët të qytetarëve tanë. Tetova mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështje dhe është e gatshme të jetë pjesë aktive e çdo iniciative që sjell zhvillim, përparim dhe një të ardhme më të ndritur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Data 14.01.2026
Aktuale
- Qeveria britanike hap një llogari në TikTok me video të bastisjeve kundër emigrantëve
- Hapave të babait, Maksimilian Ibrahimoviç tek Ajaksi
- FOTO/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në “Don Bosko”, në pranga 3 persona me precedentë! Fotografonin bravat e shtëpive, në një prej tyre morën 14 mijë euro
- 24 cm shtresa e borës në Kodrën e Diellit, Tetovë
- LSDM: Kushdo që shkon në takim me Mickoskin, legjitimon krimin dhe korrupsionin
- Rrahmani: Ndaj Interit lojë shumë e mirë, ta kemi qasjen e duhur ndaj Parmës
- Zëvendëspresidenti amerikan do të kryesojë takimin e sigurisë kombëtare mbi Iranin
- Sot seanca për dosjen “Gërdeci”, ish ministri Fatmir Mediu mbërrin në GJKKO


