Presidenti i La Ligës, Xavier Tebas është shprehur kundër regjistrimit të Dani Olmos në Federatën Spanjolle të Futbollit.
Barcelona arriti ta regjistronte yllin spanjoll mes polemikash shkaku i problemeve financiare të gjigantit katalunas, të cilat ia pamundësuan ta bënin një gjë të tillë deri në pjesën e parë të këtij muaji, shkruajnë mediat spanjolle.
Sidoqoftë, përkundër regjistrimit, Tebas shprehet i bindur se ky vendim mund të shfuqizohet dhe i cili më pas do ta detyronte futbollistin ta gjejë një mjedis të ri.
“Ne jemi kundër regjistrimit të Dani Olmos. Kemi të dhëna për këtë”, deklaroi ai.
“Mendoj se kemi gjasa që ta anulojmë regjistrimin e tij”, përfundoi Tebas.
Për përfaqësuesin spanjoll kjo do të ishte një goditje dhe një tronditje pasi u shpreh i lumtur që mori fund “telenovela” e tij.
Tash, duket se mund të rikthehet gjithçka nga pika zero…