Detaje të reja dalin lidhur me zjarrin në pallatin 8-katësh që u përfshi sot nga flakët e zjarrit në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se kanë mbetur të lënduar katër persona.
Një nënë me dy fëmijët e saj të mitur kanë pësuar djegie, ndërsa një e moshuar është rrëzuar nga shkallët kur ka tentuar të dalë nga pallati.
Bëhet me dije se nëna po merr ndihmë mjekësore në Repartin e Djegies, ndërsa të miturit po marrin trajtim te Pediatria. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.