Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me përshtypjet nga vizita në SHBA dhe kontaktet e realizuara politike dhe ekonomike, deklaroi se ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur nga vizita.
“Vizita ishte jashtëzakonisht e dobishme, e frytshme dhe pres që në periudhën e ardhshme rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha. Ajo që shpesh e them, do ta përsëris edhe tani. Ne do ta zhvillojmë betejën tonë në shtëpi, për projekte të tilla, për infrastrukturë të mirë, për çerdhe të reja, për shkolla të reja, për një ekonomi më konkurruese, për një shëndetësi më cilësore, për një arsim më të mirë, dhe kështu me radhë. Këto janë çështje që do t’i zgjidhim në vend dhe atë betejë do ta zhvillojmë dhe do ta fitojmë.
Por gjithashtu duhet të fitojmë edhe në Uashington, në Nju Jork, në Bruksel, në Romë, në Paris, në Londër, në Berlin, kudo dhe në metropole të tjera të botës. Dhe duhet të jemi sa më të zëshëm dhe të paraqesim sa më shumë argumente tek bashkëbiseduesit tanë, për çështjen maqedonase, për të gjitha sfidat që janë përpara nesh, por edhe për ato që kemi lënë pas. Dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Rezultate të menjëhershme nuk ka, por e rëndësishme është që gjithçka që po bëjmë, po e bëjmë ekskluzivisht për interesin e qytetarëve dhe të atdheut tonë të vetëm”, ka deklaruar Mickoski.
Data 08.01.2026
Aktuale
- Strugë: Kallëzim penal ndaj 30-vjeçarit për prodhim dhe shpërndarje të drogës
- „JINGLE BETS“ MEGAVIN-i i Vitit të Ri karavan i Llotarisë Shtetërore
- 77 ditë reshje bore pa ndërprerje në vitin 1953 në Kumanovë
- Mashtrim me banesa, shkupjanja 23-vjeçare në pranga!
- 80% e veturave të importuara në Maqedoni kanë qenë të përdorura
- Në Novoselë u dha urdhër evakuimi, Rama: Monitorim i plotë nga ekipet e emergjencave, banorët të ndjekin udhëzimet dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme
- Ndalesë qarkullimi për autobusë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit!
- Rezervat devizore rriten në 4.9 miliardë euro


