Shkupi përsëri në mesin e qyteteve më të ndotura në botë. Sipas faqes për cilësinë e ajrit në nivel botëror, IQAir, mëngjesin e sotëm kryeqyteti I Maqedonisë së Veriut u gjet në top 30-tëshen e qyteteve më të ndotura në botë. Përveç shkupjanëve, ajër të jocilësorë thithin edhe qytetarët e Kërçovës, Manastirit, Gostivarit dhe Gjevgjelisë. Problemi me ajrin e ndotur në kryeqytet është një problem tashmë një kohë të gjatë. Ajri shpesh është i pasigurt për grupet e ndjeshme, por në disa raste, grimcat e dëmshme në ajër tejkalojnë kufijtë, duke bërë që ajri të jetë i pasigurt për të gjithë qytetarët. Akoma nuk ka ndonjë masë konkrete për përmirësimin e situatës. /Alsat.mk
Data 01.01.2026
Aktuale
- Viti i hetimeve të bujshme! Nga Balluku dhe Veliaj, te “AKSHI” dhe kryebashkiakët socialistë, dosjet që ‘shkundën’ politikën shqiptare!
- FOTO/ Armë dhe municion në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Laç! Ja çfarë iu gjet pas kontrollit, dyshohet se…
- Në Kodrën e Diellit temperaturat arritën deri në -15 gradë celsius
- Prej sot u shtrenjtua rryma në Maqedoninë e Veriut, ja përqindjet
- Incident i rëndë në Gostivar, të shtëna nga armë zjarri
- Nga sot shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike!
- Rruga eurointegruese e RMV-së mbeti e ngrirë në 2025: Kushtëzime dhe përplasje me Bullgarinë
- Ministri Aliu do të vizitoj foshnjën e parë të lindur në vitin 2026


