Pas raportimit të qytetarëve, Komuna e Kamenicës ka pastruar tri hapësira të vogla me mbeturina.
Këto hapësira janë në qendër të qytetit, derisa zyrtarët komunal e kanë dokumentuar edhe me fotografi nga terreni për platformën ndreqe.com.
“Pas raportimit të qytetarëve, Komuna e Kamenicës ka larguar mbeturinat në tri hapësira afër qendrës së qytetit. Ndërsa, pastrimin e tyre, zyrtarët komunal e kanë dokumentuar edhe me fotografi nga terreni për ekipin e ndreqe.com.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, platforma ndreqe.com mbetet adresa e vetme ku qytetarët mund të paraqesin probleme të ndryshme që lidhen me infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Ndreqe.com u bën thirrje qytetarëve që edhe më tutje të raportojnë për problemet lokale që i hasin. /Telegrafi/