Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të japë vendim me urdhër për zbatimin e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëndetësor të cilët kanë marrë pjesë në shërimin dhe trajtimin e binjakëve të sapolindur të cilët vdiqën më 16 janar, qëndron në deklaratën e Inspektoratit, i cili të hënën kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në spitalin e Prilepit, konkretisht në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në rastin me binjakët e vdekur.
“Inspektori do të lëshojë edhe urdhër për raportim të detyrueshëm të Qendrës kompetente për punë sociale në rastin kur interesat e pacientit përkatësisht prindi/tutori i tij janë kundërshtuar, ndërsa për të cilën nga ana e ISHSSH-së do të zbatohet edhe procedurë adekuate kundërvajtëse. Njëkohësisht ISHSSH në bazë të Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, te ministri i Shëndetësisë do të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale mbi punën profesionale të institucionit shëndetësor sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore”, qëndron në raportin e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Inspektorati ka konstatuar se kur më 10 janar nëna me nënshkrim, me kërkesë të saj ka dalë nga spitali me foshnjet e lindura para kohe më 30 dhjetor dhe me peshë të vogël, spitali nuk e ka njoftuar Qendrën për Punë Sociale.
“Në lidhje me lëshimin nga spitali, nga ana e mjekëve nga Reparti i gjinekologjisë janë marrë të dhëna se nëna ka insistuar të lëshohet me foshnjet e sapolindura edhe krahas bindjes së tyre se duhet të qëndrojnë në institucion deri në adaptimin e tyre të plotë. Edhe krahas kësaj foshnjet me kërkesë të nënës dhe me nënmshkrimin e saj, lëshohen nga spitali me rekomandim për gjidhënie, Vitaminë D3 dhe kontroll te pediatri për shkak të peshës së dobët. Nga ana e institucionit, në lidhje me lëshimin e parakohshëm të foshnjeve, nuk është dorëzuar njoftim te Qendra kompetente për punë sociale”, thuhet në raportin e ISHSSH.
Foshnjet u lindën më 30 dhjetor para kohe, në javën e 34-të të shtatzënisë me peshë të dobët, nën 2 kilogramë. Me dorën e saj me nënshkrim nëna më 10 janar është lëshuar në shtëpi me foshnjet. Më 16 janar gjatë gjendjes së rëndë shëndetësore të foshnjeve, familja nga shtëpia e tyre në fshatin Sllavej ka thirrur Ndihmën e shpejtë. Është konstatuar vdekja e foshnjes së gjinisë mashkullore, ndërsa foshnja e gjinisë femërore ka vdekur në spitalin e Prilepit.
Nga spitali i Prilepit informojnë se do të formohet komision i brendshëm që do ta hetojë rastin.