Nuk priti as edhe një ditë të vetme, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, vetëm dy orë pas zgjedhjes së Donald Trampit si president i ri i Shteteve të Bashkuara, nxitoi ta urojë atë me fjalët Zoti e bekoftë Amerikën. “Ju urojmë një mandat dhe udhëheqje të suksesshme, që do të sjellë përparim dhe unitet për të gjithë popullin amerikan. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe, mbështetja e SHBA-së për Ballkanin të vazhdojë, të jetë e fortë dhe e pranishme, duke forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Udhëheqësit e mëdhenj ndërtojnë ura bashkëpunimi, dhe shpresojmë që partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tona të vazhdojë të jetë një shembull suksesi në të ardhmen. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë popujt që besojnë në paqe dhe përparim”. Urimi i Merkos, që u postua në profilin e tij në FB dhe në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, vjen në një kohë kur Merko është në Listën e Zezë të SHBA-së për gati dy vjet. Kjo ishte arsyeja që autoritetet gjyqësore në vend të ngrenë disa akuza kundër Merkos për shpërdorim detyre dhe autorizim. /Alsat.mk
Data 16.03.2026
Aktuale
- Vdekja e 28-vjeçarit në Pejë, familja del me njoftim!
- Një javë me mot të ndryshueshëm: Çfarë na pret?
- Këmbimi valutor 16 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Zbutja e ndikimit të luftës në Lindjen e Mesme, IEA hedh në treg 411.9 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike
- Trump: E kuptoj pse nuk ka protesta në Iran! Banditët në pushtet po i kërcënojnë
- E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re ish-drejtori i ALUIZNI-t Gentian Meçaj, reagon bashkëshortja: Ma copëtove shpirtin
- Transformimi i rendit ekonomik global, rivaliteti SHBA–Kinë dhe pozicioni i Evropës
- Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit


