Vazhdon debati publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje lokale. Sipas ministrit Perinski, ndryshimet kanë për qëllim funksionimin më efikas dhe më transparent të komunave si dhe të mos lejohet që zhvillimi i komunave të mbetet peng i vullnetit të kryetarëve. Gjatë debatit të dytë konstultativ, ministri i vetëqeverisjes lokale, tha se është koha që ligji të modernizohet, përshtatet dhe të përmirësohet. Perinski tha se procesi konsultativ pritet të përfundojë në fund të marsit, pastaj vijon procesi me partitë në Kuvend, ndërsa pritjet janë që ligji jetë në zbatim pas zgjedhjeve lokale. Ndërkohë duke iu përgjigjur gazetarëve, Perinski tha se pret që thirrja e dytë publike për mbështetjen e projekteve të komunave të kalojë në seancën e Qeverisë më 27 janar, ndërsa të shpallet në javën e parë të shkurtit.
“Do të ketë të bëjë me 3 shtylla kryesore. E para është mundësia për referendum për shkarkimin e kryetarëve të komunave, të atij që në mënyrë të pandërgjegjshme e kryen funksionin e tij. E dyta është që në ligj të njihet kujdestari komunal sepse vërtetë kemi një numër të vogël, por duhet të parandalohen dukuritë devijuese të qytetarëve, dhe shtylla e tretë kryesore, që ka të bëjë me ndryshimet e ligjit për vetëqeverisje lokale është kyçja më e madhe e sektorit civil”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Vetëqeverisjes lokale. /Alsat.mk