Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konstatuar dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.
Ajo dorëheqjen e kishte dorëzuar sot në Kuvend, ndërsa kërkoi edhe të mbajë fjalim prej 15 minutave, që fillimisht ju mohua nga kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ndërsa më pas deputetët e Fronti Evropian bllokuan foltoren e Kuvendit.
Pas pauzës, deputetja Dauti mbajti fjalimin e saj duke treguar arsyet pse ka dhënë dorëheqje.
“Mësoni të respektoni rregullat, ligjet dhe procedurat. Pa dyshim zëri im do të dëgjohet sot dhe shpjegimi im për veprën e keqe që keni bërë. Turp për ju! Kërkuat shkarkimin tim dhe ai shkarkim sapo ndodhi. Prandaj dua të shfrytëzoj të drejtën time dhe ta arsyetoj. Kërkoj kohën e nevojshme prej 15 minutash për të shpjeguar dorëheqjen time”, tha Dauti.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven