Po afrohet dita e zgjedhjeve në Kosovë.
Nenad Rashiq, lider i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, ka vlerësuar se ka ardhur koha që serbët ta përfaqësojnë vetveten në institucionet e Kosovës.
Poashtu edhe Lista Serbe do të jetë pjesë e zgjedhjeve në Kosovë, ku mbështetja e Beogradit nuk do t’i mungojnë, parti kjo e cila u formua me përkrahjen e autoriteteve të Serbisë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq.
Ish-ushtaraku, Muharrem Maralusha thotë se Serbia me Vulini është mobilizuar që në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovës të mos fitojë partia e Nenad Rashiq por Lista Serbe.
Ish-ushtaraku nuk e përjashton edhe dhunën për t’u arritur qëllimi që Lista Serbe të dalë fituese në këto zgjedhje.
“Vulini ka urdhëruar partizanët e tij në Kosovë që të bëjnë çmos që mos të lejohet një fitore nga partia e Nenad Rashiq në zgjedhjet e 9 shkurtit. Vulini ka mbështetje nga Putini, dhe une jam mëse i sigurt se është duke vepruar me udhrërat e Putinit. Vulini do të bëj çmos që partia Srbska të fitojë në çdo mënyrë. Unë nuk e përjashtoj që edhe dhuna fizike të jetë në dispozicion që të arrihet qëllimi”, thotë ai
Kujtojmë, se Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha në një intervistë për RTS-në më 13 janar se është e rëndësishme që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje “për të treguar se nuk po tërhiqemi”.