Shkupjania Lidija Trajkovska (43), e cila u zhduk nga shtëpia e saj më 8 nëntor 2024, është gjetur e vdekur. Lajmin e kanë konfirmuar për “Fokus” motra e saj Biljana dhe vëllai Aleksandar.
Gjashtë ditë më parë në ujërat e lumit Vardar në fshatin Taor, komuna e Zelenikovës, në afërsi të rrugës së vjetër për në fshatin Pakoshevë, është gjetur trupi i një femre të vdekur të ngatërruar në degë.
Nga familjarët e Lidijes janë marrë për analizë të dhënat e ADN-së, ndërsa sot kanë mbërritur rezultatet që konfirmojnë se gruaja e ndjerë është motra e tyre, për të cilën kanë qenë në kërkim të pandalur tani e mbi dy muaj.
-Dëshirojmë të njoftojmë opinionin se është gjetur trupi i motrës sonë Lidija. Tani për tani, kjo është e vetmja informatë zyrtare që kemi, nuk e dimë se si dhe nga ka vdekur ajo, kur të kemi lajme zyrtare nga shërbimet kompetente, do ta bëjmë publike.
Jemi të gjithë të tronditur, por në të njëjtën kohë, falënderojmë Zotin që e ktheu tek ne, të paktën për ta varrosur me dinjitet. Periudhën e pasigurisë që kaluam dhe atë që po ndodh tani, nuk ia urojmë askujt. Eshte shume e veshtire…
Falënderojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur në kohët e vështira derisa ne ishim në kërkim të motrës sonë, të gjithëve që u vunë në vendin tonë dhe treguan kujdes dhe mirëkuptim”, theksuan vëllai dhe motra e Lidijes.
Rasti i zhdukjes së Trajkovskës, e cila është nënë, gjyshe dhe bashkëshorte, ka shqetësuar opinionin. Ajo ishte një nga dhjetëra personat e zhdukur në vend që ende kërkohen. Disa prej tyre janë zhdukur disa muaj më parë, ndërsa të tjerët janë zhdukur prej vitesh./Lideri.mk